Telegrafi

Abazoviq anulon vendimin e Krivokapiqit rreth marrjes së shtetësisë malazeze nga të huajt

Vendimi i Qeverisë së Malit të Zi për ndryshimin e vendimit për kriteret për marrjen e shtetësisë malazeze do të anulohet, tha zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq.

Vendimi do të anulohet pasi nuk ka marrë pëlqimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ai apeloi Qeverinë që të mos marrë vendime që mund të jenë të dëmshme në mandatin teknik.

Lexo po ashtu Në momentin e fundit, Krivokapiq sjell vendimin e ri rreth marrjes së nënshtetësisë malazeze

“U bëj thirrje kolegëve të mos marrin vendime në mandatin teknik që mund të jenë të dëmshme dhe irrituese. Mos të punojnë si Partia Demokratike e Socialistëve, ku kishin mbushur institucionet, harxhuar rezerva buxhetore”, tha Abazoviq.

Vendimin për kriteret e marrjes së shtetësisë malazeze Qeveria e ka marrë në një mbledhje elektronike gjatë seancës së Kuvendit, në të cilën është diskutuar për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, e cila u miratua dhe u shkarkua kryeministri Zdravko Krivokapiq. /Telegrafi/