Telegrafi

Abazi: Në Kosovë ka tentime që të rihapet çështja e shkëmbimit të territoreve

Një deklaratë të fortë ka hedhur Haki Abazin, zv. Kryeministër i dytë i Kosovës, në studion e lajmeve në TV Ora.

Ai është shprehur se ka aktorë në Kosovë që po tentojnë të rihapin çështjen e shkëmbimit të territoreve.

Ai foli edhe për Minishengenin, duke u shprehur se nuk  ka nevojë që të krijohen procese të tjera, por duhet fokusim drejt procesit të integrimit evropian.

“Fqinjësia e mirë është e domosdoshme, por duhet shikuar interesi primar i qytetarëve tanë për kompromise dhe as për procese paralele të cilat mund të na heqin ose zvogëlojnë energjinë. Duhet fokus drejt procesit të integrimit evropian, nuk kemi nevojë që të krijojmë procese të tjera, sepse edhe ky refuzimi i Francës ka qenë i përkohshëm. Në vend që të shpenzohet energji për të krijuar marrëveshje të reja, kemi mjaft, pasi vetëm kosovarët nuk lëvizin lirshëm, atëherë çfarë na duhet një Minishengen që bën përsëritjen e CEFTA-s dhe të drejtës së qytetarëve

Mendoj se Shqipëria duhet të jetë në front të kërkesës që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm dhe këtu përmbyllet cikli i mallrave dhe i qytetarëve në Ballkan Perëndimor. Do të vendosim çdo kapacitet si qeveri për të rivendosur çdo marrëveshje.

Shqipëria duhet të na ndihmojë që të mos hapim tema të shkëmbimit të territoreve. Mendoj se ka tentime që të rihapet si çështje për të sfiduar qeverinë e re, jo nga Shqipëria, por nga aktorë në Kosovë. Unë them se nuk e meriton Kosova që të bisedohet me Shqipërinë apo Shqipëria me Kosovën nëpërmjet individëve si Baton Haxhiu. Duhet t’i ngremë marrëveshjet tona në nivel institucional, dhe të kufizuara brenda interesit kombëtar”, ka deklaruar Abazi.