Site icon Telegrafi

Abazi: Vendimi i Qeverisë për kufizimin e lëvizjes në pajtim me Kushtetutën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka arsyetuar masat e sotme të Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

Ai ka thënë se vendimi i sotëm i Qeverisë për kufizimin e lirisë së lëvizjes është në pajtim me Kushtetutën.

“Neni 55, par. 1 i Kushtetutës lejon kufizimin e te drejtave te njeriut në pajtim me ligj. Kufizimi i lirisë së lëvizjes në vendimin tonë bazohet në Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse, neni 41.2, i cili lejon “ndalimin i qarkullimit në rajonet e infektuara ose drejtpërsëdrejti të rrezikuara””, ka thënë Abazi, për KosovaPress.

Ai ka përmendur Nenin 55 sipas të cilit autorizohet kufizimi i lirisë së lëvizjes.

Lexo po ashtu Thaçi: Kurti shkeli Kushtetutën, qytetarët të mos respektojnë vendimin për kufizimin e lëvizjes

“Përveç nenit 55, paragrafi 1, kufizimi i lirisë së lëvizjes në rastin konkret, përmbush edhe kriteret e tjera të nenit 55: Sipas vlerësimit të IKShPK-së, ky kufizim është i domosdoshëm për përmbushjen e një qëllimi legjitim, atij të mbrojtjes së shëndetit publik. Sipas këtij vlerësimi të IKSHPK-së, nuk mund të parandalohet përhapja e virusit në mënyrë efikase, pa vendosur këto kufizime. Prandaj, kufizimi i lirisë së lëvizjes në vendimin e sotëm, është në pajtim me Kushtetutën”, është shprehur Abazi. /Telegrafi/

Exit mobile version