Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi se ka filluar vaksinimi i qytetarëve në veri të Kosovës me vaksinën e Pfizer që është kundër coronavirusit.
Mediat serbe, duke cituar presidentin serb, raportojnë se vaksinimi ka filluar në Leposaviq.
Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se vaksinimi i qytetarëve në veri të vendit nga Ministria e Shëndetësisë së Serbisë është një shkelje e sovranitetit të Kosovës.
“Vaksinimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë përbrenda territorit të Kosovës përbën shkelje të sovranitetit dhe kërcënim për sigurinë e vendit”, ka shkruar Abazi në rrjetin social Facebook.
Siç raportohet, vaksinat e Pfizer do të merren nga personat mbi 75-vjeç dhe më pas edhe të të gjithë të tjerët./Telegrafi/