Telegrafi

Abazi: Thaçi shpenzoi miliona euro për ta bërë ndarjen e vendit realitet

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi tha sot se rreziku për vendin po rritet nga presidenti Hashim Thaçi që ka shpenzuar miliona euro për ta bërë ndarjen e vendit realitet.

Abazi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se dialogu pa strategji e me shumë gënjeshtra në Bruksel ka sjellë izolimin e Kosovës dhe ka ndalur njohjet.

Lexoni të plotë postimin e Abazit:

“Rreziku për vendin po rritet nga Thaçi që ka shpenzuar miliona euro për ta bërë ndarjen e vendit realitet.

Dialogu pa strategji e me shumë gënjeshtra në Bruksel ka sjellur izolimin e Kosovës dhe ka ndalur njohjet.

Dialogu pa strategji e me qeveri ilegale, në Washington DC, ja mundëson Vucicit dhe Serbisë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe do ta përplasë Kosovën dhe shqiptarët me SHBA. Thaçi po e shpërfaq përfundimisht rolin e tij të shërbëtorit të Serbisë.

Me 27 qershor fillon shpërbërja përfundimtare e Bosnje Hercegovinës dhe izolimin e shqiptarëve”. /Telegrafi/