Telegrafi

Abazi: Thaçi është rrenc dhe njeri i poshtër

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, e ka quajtur rrenc presidentin Hashim Thaçi, pasi ky i fundit ka thënë se Albin Kurti, Haki Abazi e Xhelal Sveçla duhet të japin përgjegjësi për futjen e tyre në dhomën e përgjimeve në PTK.

Thaçi, në një intervistë në RTV Dukagjini, ka thënë se në dhomën e përgjimeve ka të drejtë të hyjë vetëm kryeprokurori i vendit.

Pas kësaj deklarate të presidentit ka reaguar Haki Abazi i LVV-së, duke thënë se “Hashim Thaçi është rrenc dhe njeri i poshtër”.

Presidenti Hashim Thaçi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Albin Kurti, Haki Abazi e Xhelal Sveçla duhet të japin përgjegjësi për futjen e tyre në dhomën e përgjimeve në PTK.

Lexo po ashtu Thaçi: Kurti, Abazi e Sveçla për tri ditë kanë qëndruar në dhomat e përgjimit në PTK, pasi kanë ndalur kamerat

“Pse ky grup ka shkuar në dhomën e përgjimeve dhe kanë ndalë kamerat për tri ditë. Çka kërkon kryeministri në dhomën e përgjimeve? Kjo është vepër penale. Ata duhet të përballen me drejtësinë, pasi kanë bërë vepra shumë të këqija”, tha ai. /Telegrafi/