Haki Abazi, drejtor i Rockfeller Brothers Fund, ka thënë se Kadri Veseli është bërë pjesë e PDK-së pa debat të mirëfilltë dhe ardhja e tij në këtë parti i ka eliminuar figurat kyçe të krahut të fortë të UÇK-së, si Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi.
Fajin se pse Kadri Veseli është bërë kryetar Kuvendit të Kosovës, Abazi ia lë Enver Hasanit – kryetarit të atëhershëm të Gjykatës Kushtetuese.
“E kam thënë edhe më herët se ky skenar dërgon në atë që Kadri Veseli tenton të bëhet kryeministër e Hashim Thaçi tenton të bëhet President. Ky është model i shoqërive autokratike që e kemi parë në Turqi, por e kemi parë edhe në Rusi, si Medvedev-Putin, me i ndërrue pozitat dhe me mbrojt interesin e një grupi të caktuar të njerëzve”, tha Abazi në emisionin “Rrokum Roll” të TV Rrokum.
Ai ka theksuar se ky model është i njëjtë nëse shihet trajektorja e kapjes së fuqisë politike. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=uCNtmDUmHhI