Sipas tij, kjo shtyrje është bërë pasi në takimin e së hënës, në të cilin prezent ishte edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, nuk kanë mundur të jenë disa afaristë, të cilët kanë shpreh gatishmëri për ta mbështetë financiarisht klubin në bashkëpunim me Komunën.
“Por, besoj se të martën do të kryhet kjo çështje, pra do të zgjidhet kryetari i ri dhe do të kryhen të gjitha çështjet”, tha Haxhimusa për Arenën, i cili është optimist se kryesia e re do të arrin marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe me trajnerin Bylbyl Sokoli, i cili me sukses i udhëhoqi bardhekaltrit gjatë sezonit vjeshtor.
Por, burimet e Arenës, të afërta me zhvillimet, bëjnë të ditur se me ardhjen e kryesisë së re, priten të vijnë edhe ndryshimet në krye të shtabit teknik. Gjithnjë sipas këtyre burimeve, investitorët e rinj të klubit preferojnë që trajner të skuadrës ta emërojnë ferizajasin, Arsim Abazi. /Arena/Telegrafi/