Dhjetëra studentë janë mbledhur sot para Bibliotekës Kombëtare, nga ku kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të studentëve, konkretisht aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të arrestuar javë më parë nën akuzën për terrorizëm.
Berita Abazi njëra nga organizatorët, ka thënë se prokuroria nuk ka asnjë provë sa i përket arrestimit të studentëve.
Abazi tha se studentët nuk do të rrinë asnjëherë duarkryq, derisa ka paralajmëruar se nëse nuk do të lirohen studentët, do të ndërmarrin hapa të tjerë për të mundësuar lirimin e tyre.
Grupi i studentëve gjithashtu ka shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj pushtetit. Ata thonë që universitetet që kemi sot janë të korruptuara, shëndetësia sipas tyre është e mjerë e mbi të gjitha ata thonë që gjykata policia e prokuroria janë të kapur nga korrupsionit. /KosovaPress/