Telegrafi

Abazi: Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë të koordinuara me agjendën e Vuçiqit, të rrezikshme për interesin kombëtar

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë hequr dorë nga veprimi si shtete të pavarura dhe paraqesin rrezik për interesin kombëtar.

Abazi tha se të dy qeveritë janë të subkordinuara në agjendën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Kjo qeveri ilegale e mesnatës që është instaluar në Kosovë e që është edhe produkt edhe i qeverisë në Shqipëri- të dyja janë të subordinuara në agjendën e Vuçicit dhe kanë hequr dorë nga veprimi si shtete të pavarura, bashkë paraqesin rrezik për interesin kombëtarë”, shkruan ai.

Ai tha shtoi po ashtu se “Në planin e brendshëm janë pararojë e sistemit të kapur oligarkik e të korruptuar dhe në planin ndërkombëtar janë me minishengenin dhe kundër boshtit transatlantik”. /Telegrafi/