Site icon Telegrafi

Abazi publikon foto të veprimtarëve të vrarë të LDK-së dhe thotë: Tani e kam kuptuar në dorë të kujt ka mbetur LDK-ja

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka publikuar fotografitë e disa prej zyrtarëve të LDK-së të vrarë paslufte duke thënë se që atëherë asnjëra prej tyre nuk është zbardhur.

Abazi, pëfmes një postimi në Facebook, ka thënë se “gjithmonë kam shtruar pyetje pse as edhe një rast i vetëm i të vrarëve të LDK për 20 vite nuk është gjetur, as edhe një hetim nuk është bërë”.

“Tani në fakt e kam kuptuar pse dhe në dorë të kujt ka mbetur LDK”, ka shkruar Abazi.

Postimi i plotë i Abazit:

“Gjithëmonë kam shtruar pyetje pse as edhe një rast i vetëm i të vrarëve të LDK për 20 vite nuk është gjetur, as edhe një hetim nuk është bërë. Tani në fakt e kam kuptuar pse dhe në dorë të kujt ka mbetur LDK. Nesër LDK e mbetur i bashkohet Thaçit dhe PDK kundër interesit të vendit dhe për vazhdimin e kapjes së shtetit. Për cilin opcion kanë votuar votuesit? Jo për vazhdimin e kapjes sigurisht!”, ka shkruar Abazi.

Ky reagim i zëvendëskryeminsitrit Abazi, që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, bëhet një ditë para mbajtjes së së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur me iniciativën e partnerit të koalicionit qeveritar, LDK-së, për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version