Site icon Telegrafi

Abazi i përgjigjet Lushtakut: Nuk kam qenë kurrë në Kopaonik dhe nuk jam takuar kurrë me zyrtarë të Serbisë

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku në seancën e Kuvendit ka akuzuar ish-qeverinë Kurti për lidhje siç ka thënë ai misterioze me BIA-n serbe.

Lushtaku ka drejtuar pyetje drejt ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi.

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi i është pyetjeve të Lushtakut përmes një shkrimi në Facebook.

Abazi ka thënë se nuk ka qenë kurrë në Kopaonik, dhe nuk është takuar asnjëherë me zyrtarët serbë.

Ai ka thënë se ‘kjo propagandë e gënjeshtrave dhe shpifjeve janë vetëm për të krijuar mjegull por në fakt Kosova dhe qytetarët e saj e kanë hequr mjegullën me 6 tetor 2019’.

Lexo po ashtu Lushtaku akuzon ish-qeverinë Kurti për lidhje me BIA-n serbe, ka një pyetje edhe për kryeministrin Hoti

Postimi i plotë

Për përgjigjeje të pyetjeve që kanë ardhë si pasojë e diskutimeve sot në Kuvend:

Nuk kam qenë kurrë në Kopaonik. Nuk jam takuar kurrë me zyrtarë të Serbisë as në Kopaonik, e askund tjetër dhe deklaratat e Thaçit dhe eksponentëve të tij janë shpifje dhe marrëzira nga sikleti që kanë, si dhe për të zhvendosur debatin nga fakti që kanë krijuar një qeveri ilegale me Rakic si zëvendëskryeministër dhe një qeveri të orës 1:00 pas mesnatës duke ja dredhur dorën Topit.

Nuk jam përkulur kurrë para pllakës në Grackë- këtë e ka bërë Thaçi.

Kam luftuar dhe kundërshtuar ndërkombëtarisht kundër demarkacionit me Malin e Zi dhe edhe sot besoj që binomi Thaçi-Mustafa kanë “shitur” 8 mijë hektarë të Kosovës.

Kjo propagandë e gënjeshtrave dhe shpifjeve janë vetëm për të krijuar mjegull por në fakt Kosova dhe qytetarët e saj e kanë hequr mjegullën me 6 tetor 2019.

Shihemi nesër në sheshin “Skënderbeu” në ora 17:00.

Exit mobile version