Site icon Telegrafi

Abazi për dialogun Kosovë-Serbi: Rezultoi me krizë në terren si dhe me potencial shpërthimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Haki Abazi ka thënë se procesi 10 vjeçar i dialogut Kosovë-Serbi i lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE) ka rezultuar në krijimin e krizave në terren si dhe me potencial shpërthimi.

Abazi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në zbatimin e kërkesave që janë pjesë e marrëveshjeve të arritura siç është puna e targave, në zbatimin e tyre u gjet marrëveshje djalli.

“Procesi 10 vjeçar i dialogimit mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE rezultoi në krijimin e rrethanave të krizave në terren, si dhe në vend të normalizimit të marrëdhënieve, sot kemi krizë me potencial shpërthimi. Në zbatimin e kërkesave sidomos të atyre që janë pjesë e marrëveshjeve të arritura, siç është puna e targave dhe energjisë, pikërisht në zbatimin e këtyre marrëveshjeve u gjet djalli”, ka shkruar Abazi.

Ai po ashtu i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës të bëjë një hap përpara për daljen nga kriza aktuale në veri, e cila kërkesë iu ka refuzuar.

Ndërsa politikën e jashtme të Kosovës e ka quajtur të ngathët dhe të mekur.

“Është urgjente, është absolutisht urgjente që t’i kthehemi tavolinës së dizajnimit të politikës së jashtme dhe qëndrimeve mirë të analizuara për të rikthyer marrëdhëniet dhe për të arritur objektivat tona ne interes të shtetit dhe qytetarëve”, theksoi Abazi. /Telegrafi/

Exit mobile version