Telegrafi

Abazi: Mustafa të merret në pyetje për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe fondin e 3%

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, i LVV, ka thënë se Isa Mustafa ka njohuri për vrasjen e Ahmet Krasniqit, prandaj duhet të merret në pyetje nga prokuroria e shtetit.

Abazi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Isa Mustafa duhet të merret në pyetje nga prokuroria e shtetit për njohuritë që ka për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe gjithashtu për çështjen e fondit 3% që për herë të parë fondi shtetëror është kthyer në fond të UFORK…”.

“Nuk ka nevojë për gjykatë speciale për këtë gjë, drejtësia në Kosovë duhet të filloj të veprojë”, ka shkruar Abazi.

“Sikleti i Mustafës duhet të adresohet për të lejuar kthimin e demokracisë dhe çkapjes së shtetit plotësisht”, ka thënë ai. /Telegrafi/