Site icon Telegrafi

Abazi: Mitrovicën në veri francezët e lejuan të bëhet çerdhe krimi, në jug e menaxhoi Sami Lushtaku me shuplaka (Video)

Analisti Haki Abazi ka thënë se Mitrovica është manipuluar nga klasa politike, që nga kthimi i popullatës në këtë komunë.

Abazi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë që nga momenti kur Hashim Thaçi ka dalë nga një makinë private franceze, është krijuar hapësira që Mitrovica të ndahet me tela më gjemba.

“Nga ajo kohë Mitrovica është shndërruar në një poligon lojërash mes serbëve dhe shqiptarëve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Analisti ka thënë se problemi është se ura virtuale mes Prishtinës dhe Mitrovicës është shumë më e madhe se ura fizike që ndodhet në Mitrovicë.

Ai ka thënë se gjendja e Mitrovicës është si pasojë e përdorimit të saj nga politikanët shqiptarë, që e kanë përdorë si poligon pasurimi në dëm të popullatës.

“Nuk ka qenë e rastësishme që Mitrovica ishte lënë nën menaxhimin e francezëve, i cili ka mbajtur për 12 vite gjendjen e status quo atje dhe ka lejuar Serbinë të instalojë strukturat paralele dhe të lulëzojë krimi i organizuar. Ndërsa jugu është menaxhuar me shuplakat e Sami Lushtakut”.

Abazi ka thënë se ka shpresuar që Mitrovica do të zhvillohet së paku ekonomikisht, por e sheh si politik peticionin e organizuar nga Agim Bahtiri./Telegrafi/

Exit mobile version