Site icon Telegrafi

Abazi: Me punë serioze mund të arrijmë atë që duam

“Kam arritur marrëveshje me skuadrën e Trepçës’89 dhe qysh nga e hëna do të nisë punën. Objektivat e tyre dihen dhe ne do të mundohemi t’i realizojmë ato”, tha Abazi, i cili thotë se skuadrën e njeh mirë dhe me këtë potencial mund të arrijnë shumë.

“Me një punë më serioze, besoj se do të arrijmë atë që duam. Trepçën’89 nuk është vështirë ta njohësh, pasi që ata gjithmonë luftojnë për titull dhe përveç kësaj aty ka lojtarë shumë cilësorë dhe me përvojë”, tha Abazi. Ai tash për tash nuk ka mundur të përcaktojë se cila është skuadra më serioze në luftë për titull, pasi që duhet edhe pak kohë për t’u deshifruar kjo gjë.

“Mendoj se pa kaluar edhe 4-5 javë nuk mund të dihet saktë se kush është skuadër më serioze. Në këtë fillim po shohim shumë rezultate interesante. Sot barazoi Prishtina me Dritën e njëjta gjë i ndodhi Hajvalisë me Ferronikelin, pra janë rezultate të papritura, kështu që për të vlerësuar saktë formën e një ekipi mendoi se duhet të pritet edhe 4-5 ndeshje”, tha Abazi, i cili punës së trajnerit i kthehet pas vetëm 6 muaj pauze, kur e la skuadrën e Ferizajt.

Abazi pritet të debutojë në krye të minatorëve në ndeshjen e javës së 6-të që ata e zhvillojnë si vendas me Besën e Pejës. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version