Telegrafi

Abazi ka dyshime se si vdiq Ibrahim Rugova, kërkon hetim (Video)

Arsye për këtë, Abazi thotë se pas vdekjes së tij, politika në vend ka pësuar ndryshime radikale.

“Normalisht vdekja e një njeriu me rëndësi kaq të madhe historike, duke i prirë proceseve drejt pavarësimit të vendit, lë hapësirë për dyshime. Vdekja e tij bëhet e dyshimtë pasi ndodhi pas ngjarjeve të vitit 2004 dhe para shpalljes së pavarësisë”, ka thënë Abazi.

Këtë gjë e kundërshton njëri nga njerëzit e afërt të Rugovës, Adnan Merovci.

Ai e quan teori konspirative.

“Unë nuk ju besoj këtyre gjërave sepse Rugova e ka bërë punën e vet dhe e ka kryer misionin. Tash na mbetet neve që të punojmë”, ka thënë Merovci, raporton rrokum.tv.

Zyrtarisht Rugova është shpallur i vdekur më 21 janar të vitit 2006, pas përballjes me sëmundjen e kancerit në mushkëri.

Në 10-vjetorin e vdekjes së Presidentit, përveç Akademisë Përkujtimore, pritet hapja e muzeut “Shtëpia e Pavarësisë”.