Telegrafi

Abazi: Është akt patriotik të mos votohet qeveria e Thaçit dhe Listës Serbe

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi ka thënë se është akt patriotik të mos votohet Qeveria e Thaçit dhe Listës serbe, duke iu referuar kështu Qeverisë Hoti.

“Është akt patriotik të mos votohet qeveria e Thaçit dhe Listës Serbe”, shkruan Abazi në Facebook.

Ndryshe, ka nisur të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite është votimi i Qeverisë Hoti. /Telegrafi/