Drejtori i fondacionit “Rockefeller Brothers” për Ballkanin Perëndimor, Haki Abazi, e sheh të dëmshme për shtetin e Kosovës përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj nismës së presidentit Hashim Thaçi për formimin e ushtrisë.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Abazi ka thënë se qëndrimi i VV-së për projektligjin e Thaçit është i dëmshëm, sepse sipas tij, “kjo përkrahje e VV-së është pa intencë dhe jo për shtetformim siç mund të paramendohet”.
“Përkrahja e projektligjit mund të duket vetëm sipërfaqësisht si përmbyllje e infrastrukturës se sigurisë por në fakt është sektori i vetëm që ka pasë seriozitetin e duhur nga ekspertët dhe tani degradimi tij është i pashmangshëm, si në çdo fushë tjetër”, ka thënë Abazi, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Abazit:
“Qendrimi VV per projekt ligjin e Thacit per ushtrine eshte i demshem, eshte perkrahje pa intence per tender prokurimi dhe jo per shtetformim siq mund te paramendohet.
Perkrahja e projektligjit mund te duket vetem siperfaqesisht si permbyllje e infrastruktures se sigurise por ne fakt eshte sektori i vetem qe ka pase seriozitetin e duhur nga ekspertet dhe tani degradimi tij eshte i pashmangshem, si ne cdo fushe tjeter. Ashtu si edhe ne rastin e policise qe po politizohet per cdo dite, njejte edhe ceshtja e ushtrise eshte instrument i politikes ditore-. FSK qe nuk do te behet ushtri me asnje ligj perveq se me kushtetute, por keshtu siq po tentohet eshte forma e radhes per te bere tendera te shtrenjet dhe perfitim financiar te klanit PRONTO. Ne vend se pajisjet te vijne ne kuader te partneritetit dhe kapaciteteve qe ofron NATO, vendi me i varfer ne Evrope po do me tregu force ushtarake pa mbrojtjen e NATOs. Ne qofte se vazhdohet keshtu, askush nuk ka me i shpalle lufte Kosoves por do ta lene ate zvarre ashtu siq e lane Sqhiperine pas luftes se dyte boterore, zorre qorre te balkanit derisa te largohen diktatura kapilare prej pushtetit.
Ideaja per ushtrine eshte konsequence e faktit se ka elemente progresi ne kontrollin e doganave dhe ekonomise jolegale dhe patjeter duhen tender prokurimi te shumave te medha per te vazhduar mirembajtjne e njesiteve dhe gupeve te SHIK-ut per te siguruar blerejen votave dhe mbajtjne ne pushtet.
Askush nuk e ve ne pikepytje permbylljen e procesit te shtetformimit por perkrahja e VV per projektligjin kryeneq e perftues eshte deshtim ne analize dhe projeksione zhvillimore afatgjate” (sic.), ka shkruar Abazi. /Telegrafi/