Haki Abazi, drejtor i Fondacionit Rockefeller Brothers, duke folur për largimin e Ilir Dedës nga Lëvizja Vetëvendosje ka përmendur edhe pozicionet që Deda ka pasur në karrierën e tij politike.
Abazi ka thënë edhe se “Ilir Deda ka qenë ambasador i Partisë Demokratike të Kosovës me FER-in”, parti që Deda e kishte formuar bashkë me Shpend Ahmetin.
Ai tha se Deda ka lëvizur shumë në karrierën e tij politike.
“Nuk është e panjohur lëvizja e Ilir Dedës prej këshilltarit të Bajram Rexhepit, pastaj FER-i, pastaj këshilltar i presidentes Jahjaga deri te flirtimi i madh me Vetëvendosjen deri sa ka hyrë aty”, tha Abazi në Info Magazine të Klan Kosovës.
Ai tha se ikja nga partia nuk është zgjidhje, duke folur për largimin e Ilir Dedës nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Është monotone ideja që jepet si zgjidhje, ikja nga nja partie dhe formimit të një partie tjetër. Nuk mendoj që struktura e partive është problemi, por janë vetëm disa individë të caktuar që ngulfatin”, ka pohuar Abazi.
Ai tha se Deda ka lëvizur shumë në karrierën e tij politike.
“Nuk është e panjohur lëvizja e Ilir Dedës prej këshilltarit të Bajram Rexhepit, pastaj FER-i, pastaj këshilltar i presidentes Jahjaga deri te flirtimi i madh me Vetëvendosjen deri sa ka hyrë aty”.
Abazi ka folur edhe për atë se sa do ta dëmtojë largimi i Dedës Vetëvendosjen.
“Mendoj që e dëmton Vetëvendosjen, aq sa e dëmton Donika Kadaj, AAK-në”, tha ai.