Site icon Telegrafi

Abazi: Amerika sot ka më shumë investime në Serbi se në Kosovë

Zëvendëskryeministri i dytë në Qeverinë e Kosovës, Haki Abazi, ka folur për raportet e Kosovës me SHBA-të.

Abazi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se BE është në proces të përzgjedhjes së të dërguarit për dialogun Kosovë-Serbi.

“Ne po synojmë të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian dhe qëndrimi i BE-së  është shumë i rëndësishëm për Kosovën”.

Ai ka thënë se emërimi i Përfaqësuesit Special nga SHBA nuk nënkupton se për ta është urgjencë çështja e dialogut Kosovë-Serbi.

Abazi ka thënë se meqë Unioni Evropian po pëson disa ndryshime e reforma, Kosova në të ardhmen nëse nuk mund të jetë pjesë e këtij unioni “pse të mos jetë pjesë e një unioni mes shteteve shqiptare”.

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës thotë se gjërat nuk mund të shihen bardh e zi edhe në raport me Amerikën dhe qëndrimet e saj në raport me Kosovën dhe qëndrimet që kanë ndryshuar ata.

Ai thotë se sot Amerika ka më shumë investime në Serbi se në Kosovë.

Lexo po ashtu Fajin për tërheqjen e njohjeve Abazi e hedh te diplomacia dhe Presidenti

“Janë 5-6 miniera në Serbi që kanë kapital amerikan. Është televizioni N1 si pjesë e strukturës mediale të CNN. Ka qindra miliona dollarë investime amerikanë në Serbi. Armiqësia që dikur kanë pasur SHBA me Serbinë sot ka kaluar në partneritet”, tha Abazi./Telegrafi/

Exit mobile version