Sipas Abazit, në bazë të kartelës mjekësore të së ndjerës Fatbardha Aliko, ndërhyrja kirurgjikale dhe trajtimi mjekësor kanë qenë të rregullt.
Ndërkohë, presidenti i Urdhrit të mjekut në Korçë, Robert Tomço deklaron se mjekët të cilët janë çuar për ndjekje penale lidhur me këtë rast nuk janë pezulluar, pasi priten rezultatet përfundimtare të autopsisë.
Fatbardha Aliko gjeti vdekjen në maternitetin e Korçës, pasi kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale dhjetë ditë më parë./Telegrafi/