Site icon Telegrafi

Abadi fton ushtarët e ISIS-it që të dorëzohen

Kryeministri i Irakut Hajdar El Abadi u ka bërë thirrje ushtarëve të ISIS-it në Mosul që të dorëzohen.

Abadi këtë thirrje e ka bërë nëpërmjet televizionit shtetëror ku është shfaqur me uniformë kamuflazhi.

“Do ta shuajmë ISIS-in dhe me ndihmën e Zotit, gjarprit do ia heqim kokën”, porositi Abadi.

Ai këtë e ka thënë me rastin e vizitës në Shuri, qytet në jug të Mosulit ku ka vizituar ushtarët, transmeton Asociated Press.

“ISIS-i nuk do të ketë rrugëdalje, nuk do të ketë ka të ikë”, ka thënë Abadi dhe ka ftuar ushtarët e ISIS-it që të dorëzohen.

“Ose do të dorëzoheni ose do të vdisni”, ka porositur kryeministri irakian.

Ushtria irakiane ka hyrë më herët në një lagje të Mosulit, territor i kontrolluar nga ISIS-i, çka është hera e patë që trupat shtetërore kanë hyrë në atë qytet pas luftimeve dy javore në tentim që t’i përzënë ekstremistët.

Exit mobile version