Site icon Telegrafi

“ABA Burger” rriti çmimin e hamburgerit, Rukiqi: Tregues se çdo gjë po shtrenjëtohet në Kosovë

Një nga vendet më të frekuentuara në Prishtinë që njihet për hamburgerët më të mirë “ABA Burger”, ka njoftuar se ka rritur çmimin e hamburgerit nga 1.50 në 2 euro.

Një lajm i tillë ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi ka komentuar këtë rritje të çmimit nga “ABA Burger”.

Ai ka komentuar këtë shtrenjtim përmes analogjisë me indeksin global të matjes së kostos së jetës, “Big Mac Index”.

Sipas Rukiqit, në Kosovë gjithçka po shtrenjtohet.

“Me shumë analogji, rritja e çmimit të hamburgerit të ABAs, 2 herë brenda dy viteve, është treguesi më i mirë, pa pas nevojë për grafikonet abstrakte, për të kuptuar, se si po na shtrenjtohet gjithçka, në 3 vitet e fundit”, ka shkruar Rukiqi, ndër të tjera.

Për këtë vendim të “ABA Burger” në rrjetet sociale ka pasur edhe reagime të tjera në formë të humorit.

Njëri ndër ta ka qenë edhe Shpend Lila nga Innovation Centre Kosovo, i cili ka shkruar “Lajmi i fundit” duke e shoqëruar me fotografi vendimin për shtrenjtimin e hamburgerit.

E në një postim tjetër Lila ka shkruar “E qitash përnime kom me ja qit krejt hamburgerit. Çka t’ka aty përpara”.  /Telegrafi/

 

Exit mobile version