Telegrafi

Aaron Ramsey realizon gol “raketë” në debutimin e tij në Ligue 1

Aaron Ramsey shënoi një gol mahnitës në debutimin e tij te Nice vetëm një minutë pasi u inkuadrua nga bankina.

Goditja magjike e uellsianit vjen vetëm disa javë pasi ai siguroi transferimin e lirë në Francë dhe ai i siguroi klubit një barazim kundër Toulouse.

Ndeshja hapëse e fundjavës në Ligue 1 përfundoi në barazim 1-1, me Ramseyn që shënoi golin e dytë të ndeshjes, pas atij të Thijs Dallinga.

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Në minutën e 78-të, Ramsey u fut me brenda teksa pranoi një asistim nga Billal Brahimi, duke lëshuar një goditje të fuqishme.

Ai u bashkua në fillim të kësaj jave në një marrëveshje trevjeçare me skuadrën franceze, pas shkëputjes së kontratës me Juventusin. /Telegrafi/