Aaron Gordon i Orlando Magic ka dëshpëruar miliona adhurues të tij anë e mbanë botës, duke u eliminuar qysh në rrethin e parë të garës së ngulitjeve në javën All Star.
Një nga garat kryesore që u zhvillua në kuadër të javës All Star ishte pikërisht gara e ngulitjeve ku morën pjesë DeAndre Jordan (LA Clippers), Aaron Gordon (Orlando Magic), Derrick Jones (Phoenix Suns), Glen Robinson III (Indiana Pacers).
Gordon dëshpëroi fansat pasi ngulitja e tij me ndihmën e dronit nga Intel nuk shkoi si duhet dhe nuk arriti të bindë jurinë. Ai u eliminua qysh në rrethin e parë.
Glen Robinson III dhe Derick Jones shkëlqyen, teksa performancë mjaft të mirë tregoi edhe DeAndre Jordan, megjithëse në fund Glen Robinson u shpall fitues, shkruan Telegrafi.
Ngulitja e tij duke kërcyer mbi një person që mbajti topin duke futur më pas topin nën këmbët e tij për të realizuar një ngulitje nga prapa me kokën që vetëm sa nuk e ka prekur koshin, ka bindur jurinë që t’ia japë pikë të plota dhe që ta shpallë atë fitues të kësaj gare.
Glen Robinson III gjatë gjithë kohës kishte përkrahjen e bashklojtarëve, si superylli Paul George, i cili edhe e ndihmoi në këtë garë.
Fitorja e Glen Robinson III është befasi e madhe, pasi Aaron Gordon ishte konsideruar favorit absolut pas performancës epike vitin e kaluar në konkurrencë me Zach Lavine, me këtë të fundit që fitoi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=KgRd_DMJMWc