Site icon Telegrafi

Aaron Carter thotë se po largohet për pak kohë nga rrjetet sociale

Aaron Carter është duke ndërmarrë një hap mbrapa nga mediat sociale.

Këngëtari 31-vjeçar bëri një status në rrjetin social, Twitter, ditën e hënë për të njoftuar ndjekësit e tij se ai do të marrë pushim nga Twitter si dhe nga platformat e tjera të mediave sociale.

“Duke bërë pushim nga të gjitha mediat sociale dhe ca kohë për veten time”, ka shkruar Carter. “Ka shumë stresorë që po ndërtohen përreth dhe së shpejti do të bëhem 32-vjeçar”.

Ai vazhdoi: “Unë kam koncerte që po vijnë. Asnjëherë mos i humbni ato. Dhe faturat për të paguar”. “Nuk ka më rrjete sociale dhe nuk kanë kuptim për mua”.

Carter ka qenë duke bërë tituj për shkak të dramës familjare dhe një tatuazh që bëri në fytyrë me temë nga Medusa; ai kohët e fundit po ashtu u hap edhe për luftërat e tij për shëndetin mendor.

Lexo po ashtu Aaron Carter bën tatuazh në fytyrë, ndërkohë që familjarët kanë shprehur shqetësim për gjendjen e tij mendore

Ky është tatuazhi i parë në fytyrën e këngëtarit, ndërsa vjen pasi vëllai i tij, Nick (ylli i “Backstreet Boys”) dhe motra binjake, Angel, kanë kërkuar urdhër kufizues për ta mbajtur larg tyre dhe familjeve të tyre.

Aaron Carter (Foto: Getty Images/Guliver)

Këta të fundit kanë thënë se kanë frikë nga gjendja mendore e Aaron, i cili njëherësh është posedues i shumë armëve, të cilat i ka treguar edhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version