Telegrafi

Aaron Carter njofton se do të bëhet baba për herë të parë

Aaron Carter është në pritje të fëmijës së tij të parë me të dashurën Melanie Martin, disa javë pas arrestimit të saj për abuzim në familje.

32-vjeçari njoftimin e ka bërë të martën në llogarinë e tij zyrtare, Instagram.

“Është e vërtetë që ne po presim një fëmijë”, u tha ai fansave duke vazhduar, “Unë me siguri do të jem një baba i zënë”.

Aaron Carter dhe e dashura e tij (Foto: Instagram)

“Ky është njoftimi zyrtar. Ne po presim një fëmijë”.

Lajmi vjen më pak se një muaj pasi Melanie u arrestua për abuzim në familje.

Në kohën kur Aaroni ishte i hapur për faktin që Melanie kishte thënë që ishte shtatzënë, i tha TMZ se mendonte se ajo ishte duke e ‘gënjyer’.

Aaron Carter dhe e dashura e tij (Foto: Instagram)

Duke biseduar me revistën People për shtatzëninë, Carter tha se është mjaft i kënaqur.

“Kjo është ajo që ne të dy duam”, ka thënë ai, duke pranuar se çifti kishte planifikuar shtatzëninë. “Ne të dy po përpiqeshim për të. Unë jam përqendruar vetëm në të ardhmen dhe dua të jem baba i mirë”. /Telegrafi/