Site icon Telegrafi

Aaron Alcaraz përjashtohet nga tenisi për 15 vjet

Tenisti spanjoll Aaron Cortes Alcaraz është ndaluar të luajë tenis për 15 vjet.

Ai pranoi se ka shkelur 35 herë të ashtuquajturin protokoll kundër korrupsionit në tenis.

Me fjalë të thjeshta, ai kurdisi ndeshjet. Tenisti 29-vjeçar nuk ishte shumë i suksesshëm në nivel global.

Renditja më e mirë e karrierës së tij ishte vendi i 955-të në renditjen e ATP-së.

Ai i fiksoi ndeshjet mes viteve 2016 dhe 2019, për të cilat fitimet i ndau me basteshkruesit.

Përveç ndalimit për të luajtur, ai do të duhet të paguajë edhe një gjobë prej 20 mijë dollarësh. /Telegrafi/

Exit mobile version