Site icon Telegrafi

AAK zyrtarizon kandidatin për kryetar të Dragashit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zyrtarizuar kandidatin e kësaj partie për kryetar të Dragashit.

Haradinaj ka njoftuar se Agron Gashi do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Dragashit.

“Dragashi ka nevojë për zhvillim ekonomik, investime të përbashkëta publiko-private që këto resurse të jenë në shërbim të rritjes së mirëqenies së qytetarit”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Aleanca synon të ofrojë ndryshim në qeverisjen komunale në Dragash.

Agron Gashi nga Brezna, punëtor i arsimit, i njohur për sinqeritetin dhe afërsinë e tij me qytetarët, do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Dragashit.

Kjo komunë malore, me shumëllojshmëri të bimëve mjekësore dhe aromatike e me potenciale të shumta natyrore, është vendi më i përshtatshëm në rajon për zhvillimin e blegtorisë por edhe turizmit.

Dragashi ka nevojë për zhvillim ekonomik, investime të përbashkëta publiko-private që këto resurse të jenë në shërbim të rritjes së mirëqenies së qytetarit.

Programi i Aleancës dhe njerëzit e saj që do e zbatojnë këtë program, janë garanci e ndryshimit për këtë komunë.

Suksese e Fitore! /Telegrafi/

Exit mobile version