Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i falënderon strukturat e partisë dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për kulturën e lartë qytetare të treguar në fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit.
“Ne si Aleancë vlerësojmë lartë nivelin e kësaj fushate, duke besuar por edhe duke bërë thirrje që ky nivel i lartë i kulturës qytetare të vazhdojë duke u respektuar heshtja zgjedhore e duke vazhduar edhe në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit.
Njëkohësisht, i bëjmë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votës, që të dalin të dielën dhe të përcaktojnë të ardhmen e Kosovës me votën e tyre”, thuhet në njoftim./Telegrafi/