Pas konsultave të njëpasnjëshme që nga anulimi i protestës së kaluar të opozitës, e paraparë që të mbahej më 26 mars, AAK sot ka marrë vendim për mbajtjen e një proteste gjithpopullore më 14 maj.
Një vendim i tillë thuhet se është marrë pas diskutimeve me të gjitha forumet e AAK-së dhe një përcaktimi të palëkundur, që të vazhdohet me kundërshtimin e kapjes së shtetit.
“AAK do të konsultohet edhe me partitë tjera opozitare dhe me shoqërinë civile e me grupet e interesuara, në mënyrë që protesta të jetë sa më e fuqishme. Protesta e 14 Majit, do të jetë e qetë dhe paqësore!”, thuhet në njoftimin e AAK-së. /Telegrafi/