Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerësoi se vendimi i sotëm i Kushtetueses nuk është i drejtë.
AAK thekson se Hashim Thaçi nuk e përmbush kriterin kryesor për president i vendit, atë të unitetit.
“Ne po ashtu konsiderojmë së edhe votimi i tij, është bërë edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe besojmë se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese nuk është i drejtë”, thuhet në reagimin e AAK-së.
Ndërkaq, sa i përket një veprimi të përbashkët opozitar në ditën e betimit të Presidentit, deri më tash AAK nuk ka pasur një diskutim apo vendim për këtë çështje. /Telegrafi/