Telegrafi

AAK uron Limajn

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës uron Nismën për Kuvendin zgjedhor të Partisë dhe zgjedhjen e Fatmir Limajt, kryetar të saj.

“AAK është e bindur se Kuvendi zgjedhor dhe zgjedhja e organeve drejtuese te Nismas dhe zgjedhja e Limaj në krye të Nismas për Kosovën, do ta forcojnë edhe më shumë këtë parti, si dhe do ta rikonfirmojnë bashkëpunimin tonë ndërpartiak, tashmë të dakorduar edhe si koalicion parazgjedhor”, thuhet në urimin e AAK-së.