Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se sonte në orët e mbrëmjes është thyer faqja zyrtare e këtij subjekti politik.
Menjëherë më pas janë publikuar dhjetëra materiale propagandistike në gjuhën serbe, por edhe në gjuhë të tjera, të cilat atakojnë figurën e Kryetarit të AAK-së Ramush Haradinajt”, thuhet në njoftimin e AAK-së, transmeton Telegrafi.
Më tej në njoftim thuhet se ekipet e këtij subjekti politik po punojnë në sanimin e faqes si dhe në hetimin se nga kush është thyer faqja zyrtare.
“Mirëpo pavarësisht kësaj, këtë ndërhyrje flagrante e kriminale në faqen e AAK-së dhe sulmet ndaj Haradinajt, i konsiderojmë grahma të fundit të njerëzve e qarqeve të caktuara, kryesisht në Serbi, të përfshira në luftën speciale kundër Ramush Haradinajt dhe AAK-së”.
“Paralajmërimet se tashmë është demaskuar lufta speciale kundër Haradinajt dhe se farsa e sajuar gjyqësore kundër tij do të marre fund brenda pak ditësh dhe ai do të kthehet në Kosovë, kanë mobilizuar gjithë establishmentin propagandistik antishqiptar, që sonte ka kulmuar edhe me thyerjen e faqes së AAK-së”, thuhet në njioftim.
“Faqja mund të thyhet, por e vërteta nuk mund të fshihet dhe ajo është në anën e Haradinajt dhe të AAK-së./Telegrafi/