Qindra anëtarë të rinj i janë bashkuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në degën e Lipjanit dhe të Fushë Kosovë.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur për këto aderime përmes një shkrimi të bërë në profilin e tij në Facebook, ai ka thënë si reflektim i qeverisjes së mirë, besimi i qytetarëve në AAK po shënon rritjen më të madhe ndonjëherë, transmeton Telegrafi.”
“Kënaqësi të mirëprisja qindra anëtarë të rinj që iu bashkuan sot AAK-së në degën e Lipjanit dhe të Fushë Kosovës. Duke qenë e prirur nga logjika zbatuese, si një komponentë dhe vlerë e saj e përhershme, Aleanca i ka kontribuar shtetndërtimit përmes pjesëmarrjes aktive në proceset dinamike për konsolidimin e brendshëm dhe ndërkombëtar të vendit. Mirënjohës të gjithëve që rrugëtuan me ne përgjatë këtyre viteve dhe atyre që i bashkohen çdo ditë vizionit tonë për fuqizimin e shtetit dhe mirëqenies qytetare”./Telegrafi/