Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është tërhequr nga koalicioni me PDK-në në Prizren.
Dega e AAK-së në Prizren, përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se ky vendim ka ardhur si pasojë e veprimeve të Shaqir Totajt, që nuk ka konsultuar partnerët.
“Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit, nga sot e tutje AAK në Prizren rrugëton e vetme, shkëput koalicionin qeverisës me n në Prizren”.
“Aleanca këto dy vite, me tri drejtoritë që i kemi pasur, ka bërë një punë të shkëlqyer dhe një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me qytetarë, mirëpo kohëve të fundit, kryetari Totaj ka filluar të marrë veprime pa konsultimin dhe pajtimin e Aleancës, veprime që janë në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit ndërpartiak dhe bashkëqeverisës”, njofton AAK.
“Kështu që nga sot Aleanca nuk është në bashkëqeverisje me Shaqir Totajn”.
AAK thotë se mbetet subjekt serioz politik dhe do të vazhdojë të punojë fuqishëm në të mirën e përgjithshme të qytetarëve të Komunës së Prizrenit./Telegrafi/