Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, duke i komentuar sondazhet e publikuara se fundmi nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), ka theksuar se sondazhet bëhen më një qëllim të caktuar.
Ai ka thënë për Telegrafin se përkrahja që e kanë ata në terren i kalon dukshëm shifrat që janë publikuar në këtë sondazh.
“Të them të drejtën ende nuk ka ndonjë matje serioze të përkrahjes së partive politike. Vlerësimin më të mirë e bëjnë qytetarët e Kosovës”, ka shtuar ai.
Ndryshe, sipas të dhënave të një sondazhi të Vetëvendosjes, e cila i ka 26%, radhitet PDK me 23% e pasuar nga LDK me 20.4%. Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës radhitet e katërta me 14.4%, e cila pasohet nga AKR me 5%, NISMA me 3.1% dhe Alternativa me 2.9%. /Telegrafi/