Site icon Telegrafi

AAK do të thërras protesta gjithpopullore

Kryesia e AAK-së, sot në një mbledhje të jashtëzakonshme, ka diskutuar zhvillimet politike në vend, me theks të posaçëm kundërshtimin e keq-qeverisjes.

“Anëtarët e Kryesisë së AAK-së, kanë shprehur vendosmërinë e anëtarësisë që e përfaqësojnë për vazhdimin e kundërshtimit të qeverisë aktuale dhe të marrëveshjeve kundërkushtetuese”, thuhet në njoftimin e AAK-së, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimit, AAK është tejet e interesuar që të vazhdojë kundërshtimin e përbashkët opozitar, duke përfshirë edhe protestat e përbashkëta. Por, nëse nuk do të ketë një dakordim me partnerët opozitarë për mënyrën formën dhe kohën e kundërshtimit të përbashkët, AAK shumë shpejt do të thërrasë e vetme protesta gjithpopullore.

Kundërshtimi i kësaj keqqeverisjeje, është një çështje jetike për vendin, dha ajo nuk do të ndalet. /Telegrafi/

Exit mobile version