Telegrafi

AAK: Të plotësohet Ligji i Punës

Gjate debateve publike, sipas AAK-së, në mënyrë të drejtpërdrejt janë kontaktuar mbi një mijë qytetarë. Gjithashtu, sipas kësaj partie, janë grumbulluar mbi 10.000 nënshkrime – në peticionin për amendamentimin e pushimit të lehonisë.

“Ishte konkludim i përbashkët i të gjithë pjesëmarrësve – diskutuesve gjatë takimeve, se zgjatja e pushimit të lehonisë në një vit, është nevojë dhe domosdoshmëri.

Gjithashtu, rekomandimet tjera që rezultuan si kërkesë në të gjitha aspektet e neneve, janë:
-Pushimi i lehonisë (të zgjatet në 12 muaj);
-Kontrata e punës të jetë detyrimisht e shkruar dhe joverbale;
-Periudha provuese e punës të jetë jo më shumë tre muaj;
-Të definohet roli i inspektoratit të punës, kapacitetet e tij, kushtet e operimit;
-Orari i plotë i punës për personat nën moshën 18 vjeç të jetë jo më shumë se 20 orë në javë.

AAK-ja konsideron se këto kërkesa minimale duhet që me çdo kusht gjatë leximit të dytë të inkorporohen, bashkë me komentet dhe rekomandimet e dala nga ky proces konsultues dhe gjithëpërfshirës. /Telegrafi/