Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kërkuar që të shfuqizohet aplikimi i rivlerësimit të fundit dhe faturat për vitin 2023 të llogariten sipas vlerësimeve të bëra para vitit 2022.
Përmes një reagimi në faqen e saj zyrtare, AAK ka thënë propozimi për faljen e tatimit në pronë për 100 euro përveç që është mashtrim, është edhe anti-ligjore.
“Kjo nismë është anti-ligjore, sepse Ligji për Tatimin në Pronë është i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe vetëm Kuvendi ka të drejtë ta ndryshojë ose të falë borxhet e tatimit në pronë”, thuhet në reagimin e AAK-së.
Sipas tyre, kjo qasje mashtruese duhet të ndalet.
“Kjo qasje mashtruese duhet të ndalet! Të shfuqizohet aplikimi i rivlerësimit të fundit dhe faturat për vitin 2023 të llogariten sipas vlerësimeve të bëra para vitit 2022”, përfundon partia opozitare. /Telegrafi/