Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues, ka vendosur që më 30 qershor të mbajë Kuvendin e Punës.
Në Kuvend të Punës të AAK-së do të paraqiten për aprovim ndryshimet statutare që ndërlidhen me procesin e reformës dhe fuqizimin e demokracisë së brendshme partiake, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
“Ndryshimet statutare kanë të bëjnë me themelimin e departamentit të gruas; themelimin e Institutit ‘Qendra për Hulumtim dhe Strategji’ si dhe komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve dhe nominimeve. Në këtë kuvend do të paraqitet për miratim Kodi Etik i hartuar konform modeleve të avancuara të partive nga demokracitë e avancuara. Në këtë Kuvend, do të paraqitet qasja e re e partisë karshi rritjes së vazhdueshme të anëtarësisë dhe ngritjes së popullaritetit nëpër të cilën po kalon AAK”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.
Këshilli Drejtues konform statutit, paraprakisht i aprovoi të gjitha këto dokumente, të hartuara me ekspertizën e organizatave që mbështesin forcimin e demokracisë. /Telegrafi/