Telegrafi

AAK do ta votojë ligjin për sponzorizime

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka deklaruar se deputetët e AAK-së do ta votojnë projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave 

“Do ta votojmë dhe do të mundohemi ta përcjellim zbatimin e këtij ligji, në qoftë se ka nevojë do të propozojmë edhe ndryshim plotësime në çoftë se ligji has në probleme të çfarë do natyrë”, ka thënë Kuçi në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Kuçi ka shtuar se ligjin do ta votojnë me kusht që të monitorohet zbatimi i këtij ligji.

Ai ka thënë se shpreson që gjatë zbatimi të ligjit të hasin në mirëkuptim.

Amendamenti i propozuar nga  deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, që mundëson harmonizimin dhe funksionalizimin e Ligjit për Sponzorizime /Telegrafi/