Telegrafi

AAK sot zyrtarizon kandidatin për kryetar të Prishtinës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot bën zyrtarizmin e kandidatit të saj për kryetar të Prishtinës.

Me këtë rast vizionin e tij për Prishtinën do ta shpalos kandidati për kryetar, ndërkaq arsyetimin e kësaj kandidature do ta bëjë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Mediat të premtën kanë spekuluar se Arbër Vllahiu do të jetë kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës. /Telegrafi/