Site icon Telegrafi

AAK shpreh ngushëllime për viktimat e tërmetit në Shqipëri

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u ka shprehur ngushëllime dhe bashkëndjen me familjet e viktimave të tërmetit që sot në mëngjes goditi Shqipërinë.

“I kemi përcjellur me shqetësim të thellë lajmet për pasojat e këtij tërmeti dhe u kemi dhënë mbështetje të plotë masave që ka ndërmarrë Qeveria dhe institucionet e Kosovës për ndihmë shtetit Shqiptar, në përballimin e pasojave të tërmetit.

Poashtu mbështesim çdo iniciativë individuale ose kolektive, të organizuar apo spontane, të qytetarëve të Kosovës për grumbullimin e ndihmave për të goditurit nga tërmeti dhe shprehim gatishmërinë dhe solidaritetin tonë të plotë me popullin dhe institucionet e shtetit Shqiptar, në përballimin e kësaj gjendjeje të rëndë!

Të plagosurve u urojmë shërim të shpejt dhe lutemi për ta”, thuhet në njoftimin për media.

Exit mobile version