Kryeministri i vendit, njëherësh edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kë bërë të ditur se partisë së tij i është bashkuar Bukurie Canolli-Ahmeti, e cila ka qenë asamblesite në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
“Nga sot, asambleistja e Kuvendit Komunal në Prishtinë, Bukurije Canolli-Ahmeti, do t’i bashkohet rrugëtimit të grupit të asambleistëve të AAK-së në kryeqytet, që së bashku ta fuqizojnë zërin e qytetarëve dhe të kontribuojnë për një qeverisje më të mirë komunale”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Canolli ka qenë pjesë e Lëvizjes për Bashkim e cila na sot do të jetë pjesë e AAK-së. Me profesion ajo është ekonomiste. /Telegrafi/