Site icon Telegrafi

AAK-së i bashkohen tre asamblistë dhe dy aktivistë politikë

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot i janë bashkuar tre asamblistë të komunës së Obiliqit, si dhe dy aktivistë politikë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se dinjiteti i qytetarëve, vendimet sovrane dhe orientimi i drejt i një shteti të fortë po e rritë besimin në AAK në tërë vendin.

Haradinaj ka shtuar se besimi tek AAK dhe tek kryetari i  degës Xhafer Gashi, u reflektua edhe sot me aderimin e asamblistëve të Obiliqit.

Tutje në shkrimin e bërë në Facebook, ai ka thënë se për të është kënaqësi e veçantë t’iu uroi mirëseardhje në grupin e asamblistëve të AAK-së në Obiliq, inxhinierit të elektroteknikës, Shaip Paloja, ekonomistes Arbnora Nasufi, ekonomistit Fatmir Bekteshi, si dhe t’i mirëpres dy aktivistët politikë Bujar e Sylejmon Gllarevën në radhët e Aleancës. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version