Telegrafi

AAK-së i bashkohen dhjetëra profesionistë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se partisë që ai udhëheq i janë bashkuar disa profesionistë të fushave të ndryshme.

Ai ka thënë se jetësimi i konceptit 100 % shtet kërkon kuadro që shquhen për dije dhe përkushtim, duke shtuar se profesionistët e zotë e studentët me perspektivë që po i bashkohen AAK-së, janë konfirmim i vazhdimësisë së transformimit të vendit, transmeton Telegrafi.

“Nga sot, pjesë të vizionit të AAK-së do të jenë Xhafer Selimi – Profesori universitar i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe; Dr. Mirjeta Berisha dhe Arjanita Shaka – Specialiste të sëmundjes së dhëmbit me endodonci; Burhan Arifi – Specialist i ortodoncisë; Pajtim Hasani – Profesor i Gjuhës Angleze; Krenar Mushica, Merva Gjigolli, Valeza Suka, Mehmet Isufaj, Anila Berkolli, Rinor Bllaca e Blinda Bytyqi- Ekonomistë; Margarita Elshani – Juriste me master në drejtimin penal; Valdete Kadriaj, Eltina Sedolli e Flamur Kabashi – Studentë të juridikut; Besnik Alaj – Menaxher; Labinot Berkolli – Fakulteti për Doganë e Shpedicon; Blerta Hajrizi – Studente e mjekësisë; Granit Berkolli – Shkencat Kompjuterike; Fidane Gjigolli – Shkencat Matematikore; Fitore Havolli – Orientaliste; Muhamet Havolli – Shef prodhimi; Leonita Berkolli – Studente e informatikës; Betina Bytyqi – Mjeke; Diturie Bytyqi, Blerta dhe Elona Hajrizi – Fizioterapeute; Granit Bllaca – Student i shkencave politike në Austri”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka thënë se është mirënjohës për besimin e dhënë./Telegrafi/