Telegrafi

AAK-së i bashkohen dhjetëra aktivistë nga rajoni i Malishevës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se partisë që ai drejton sot iu kanë bashkuar dhjetëra aktivistë nga rajoni i Malishevës, transmeton Telegrafi.

Haradinaj vlerësuar lartë anëtarët e rinj të AAK-së, ai ka thënë se të aderuarit janë kuadro profesioniste, sipërmarrës dhe asamblistë Kuvendit Komunal të Malishevës dhe se kanë biografi të pasur, transmeton Telegrafi.

Ai ka theksuar se të aderuarit kanë vendosur t’i bashkohen vizioni të AAK-së, dhe ta vazhdojnë aktivitetin e tyre politik në interes të vendit nga vijnë por edhe gjithë Kosovës./Telegrafi/