Site icon Telegrafi

AAK-së i bashkohen 11 anëtarë të rinj në Ferizaj

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot i janë bashkuar edhe 11 anëtarë të rinj.

Sipas njoftimit për media ata i ka pritur kryetari i AAK-së dhe i nominuari për Kryeminsitër, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se të gjithë po i bashkohen konceptit 100%, duke thënë se është e vetmja ofertë që ka vizion të qartë politik.

“Vizioni i qartë politik i Aleancës dhe koncepti 100% shtet është e vetmja ofertë, që e ka në fokus shtetin e fortë, të sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar, si garancë e dinjitetit qytetar. I nderuar t’i mirëpres sot në shtëpinë tonë politike, profesorët dhe asambleistët Amir Rexhepi e Makfire Musa, drejtorin e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Komunën e Ferizajit Zekir Bytyqi, ekonomistët Fisnik Musa, Denis Rashiti e Milaim Kastrati, ndërmarrësin Ilir Avdyli, infermieren Blerona Hamiti, juristen Edona Beqiri dhe aktivistët Betim Marevci e Granit Rexhepi. Ferizaj po bëhet pjesë dhe aksionar në shtetin zhvillimor, përmes opsionit fitues të zgjedhjeve të gjashtë tetorit”, ka thënë Haradinaj./Telegrafi/

Exit mobile version